Dybala e ka zgjedhur klubin e ri, do të mbetet në Serie A

  • S.A /
  • 04 May 2022 - 09:19
Dybala e ka zgjedhur klubin e ri, do të mbetet në Serie A

Paulo Dybala e ka zgjedhur Interin. Për këtë është e sigurt e përditshmja italiane, “Gazzetta dello Sport”.

Sulmuesi argjentinas do të ndahet në fund të këtij sezoni me Juventusin, me të cilin nuk arriti marrëveshje për vazhdimin e kontratës, e cila do t’i skadojë më 30 qershor. E ndërkohë, ish-futbollisti i Palermos duket se ka arritur marrëveshje me Interin, me të cilin do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

Gjithashtu, përfaqësuesit argjentinas i është premtuar një rol i rëndësishëm dhe lider i ekipit “Nerazzurri”.

Numri 10 i Juves dëshiron të hakmerret ndaj klubit të tij aktual. Interesim për Dybalan kishte shfaqur edhe Manchester United, por duket se ai preferon më shumë të vazhdojë të luajë në Serie A. 

(Kosova Sot Online )