Thiago mund ta barazojë rekordin historik të Seedorfit

  • S.A /
  • 04 May 2022 - 14:56
Thiago mund ta barazojë rekordin historik të Seedorfit

Vetëm edhe një fitore për të hyrë në histori. Thiago Alcantara është duke shkuar me hapa të sigurt për ta barazuar rekordin e jashtëzakonshëm të Clarence Seedordit. Ish-mesfushori holandez, në fakt, ishte i vetmi lojtar që e kishte fituar Ligën e Kampionëve me tri skuadra të ndryshme: me Ajaxin në vitin 1995, me Real Madridin në vitin 1998 dhe me Milanin në vitet 2003 e 2007. 

Seedorf konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë holandezë në histori, ndërsa sukseset e tij gjatë karrierës ishin të jashtëzakoshme. E ndërkohë, spanjolli mund ta barazojë këtë arritje nëse triumfon me Liverpoolin në Paris më 28 maj pasi e eliminoi mbrëmë Villarrealin në gjysmëfinale të kësaj gare. Futbollisti i lindur në vitin 1991 e ka fituar tashmë Championsin me Barcelonën në vitin 2011 dhe me Bayern Munichun më 2020. 

(Kosova Sot Online )