Guardiola i shokuar flet pas eliminimit nga Championsi

  • S.A /
  • 05 May 2022 - 09:40
Guardiola i shokuar flet pas eliminimit nga Championsi

Pep Guardiola e ka komentuar eliminimin e Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve. “Citizens” e kishin në dorë kualifikimin deri në minutat shtesë pasi ishin duke fituar 1:0, ndërsa lojën e parë e fitonin 4:3 në shtëpi.

Mirëpo, “Los Blancos” u rikthyen furishëm me dy golat e Rodrygos për ta çuar lojën në vazhdime, ku e shënuan edhe një gol me Benzeman nga penalltia dhe e prekën finalen e madhe të Parisit.

Trajneri spanjoll është i dëshpëruar me eliminimin, por insiston se nuk po mendonte për kualifikim deri në fund, pasi e njeh mirë Realin dhe atë që ndodh në “Santiago Bernabeu”.

“Në pjesën e parë nuk e gjetëm lojën tonë, por më pas lojën e bëmë ne. Më pas, në minutën e 90-të Real Madridi e gjeti golin e parë, e më pas edhe të dytin… Nuk ishim duke vuajtur, por ata e gjetën golin dhe ua uroj. As në minutën e 89-të nuk e shihja veten në finale pasi e njoh Bernabeun. E kishim mundësinë ta shënonim edhe golin e dytë, por ajo që ka ndodhur në Manchester ndodhi përsëri sot. Tash në finale janë Liverpooli e Real Madridi dhe ne do të kalojmë ditë të rënda”, deklaroi Guardiola për “TNT SPorts”.City ishte shumë afër ta siguronte finalen e dytë radhazi të Championsit, por u dorëzua në minutat e fundit, kur e kishte në dorë kualifikimin.Ndërkohë, “Citizens” do të mundohen ta mbrojnë titullin e kampionit në Angli, ku janë liderë të Premierligës, me një pikë më shumë se përcjellësi kryesor, Liverpool. 

(Kosova Sot Online )