Të afërmit e Mbappes tregojnë më të rejat për të ardhmen e francezit

  • S.A /
  • 06 May 2022 - 11:25
Të afërmit e Mbappes tregojnë më të rejat për të ardhmen e francezit

E ardhmja e francezit Kylian Mbappe është ende shumë e paqartë. 23-vjeçarit i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin këtë verë dhe nuk dihet nëse do të rinovojë, apo do të transferohet te Real Madridi.

Dje, mediumi i madh francez, L’Equipe raportoi se Mbappe ka arritur marrëveshje në parim për rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germainin. 

Por, kjo u demantua shpejt nga nëna e Mbappes, e cila tha se sulmuesi nuk ka arritur marrëveshje me asnjë ekip deri tani.

Ndërkohë, tani L’Equipe raporton se rrethi i Mbappes thonë që momentalisht Mbappe e mendon më shumë largimin nga “Parku i Princave” sesa qëndrimin aty.

Kontrata e tij skadon në verën e këtij viti dhe Real Madridi po e pret me padurim. 

(Kosova Sot Online )