Zyrtare: Arteta rinovon me Arsenalin

  • S.A /
  • 06 May 2022 - 11:28
Zyrtare: Arteta rinovon me Arsenalin

Mikel Arteta e ka rinovuar kontratën me Arsenalin dhe do të jetë trajner i “Topçinjve” deri në fund të sezonit 2024/25. Kjo u bë e ditur sot përmes një komunikate për media nga klubi londinez. Arteta është në rrugë të mirë për ta dërguar në Ligën e Kampionëve Arsenalin, teksa ekipi është përmirësuar dukshëm. 

40-vjeçari u bë trajner i Arsenalit në vitin 2019, pasi paraprakisht kishte qenë ndihmës i Guardiolas te Manchester City. “Jam i emocionuar, falënderues dhe shumë, shumë i lumtur sot”, ishin fjalët e para të spanjollit pas nënshkrimit të kontratës. 

(Kosova Sot Online )