Suarez e dëshiron rikthimin te Barcelona

  • S.A /
  • 06 May 2022 - 11:32
Suarez e dëshiron rikthimin te Barcelona

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez po e dëshiron rikthimin tek ish-skuadra, Barcelona. Sulmuesi veteran nuk po e gjen veten tek Atletico Madridi dhe kërkon të ndryshojë ambient. Ai është i gatshëm të ulë pagën e tij dhe të luajë edhe një sezon tjetër në nivelin më të lartë, para Kupës së Botës që nis në nëntor. 

Barcelona e sheh Suarezin si një plan B të mirë në rast se dështojnë për ta transferuar Robert Lewandowskin. Luis Suarez u largua nga Barcelona në verën e vitit 2020, duke u transferuar te Atletico Madridi, atje ku e fitoi La Ligan qysh në sezonin e tij të parë. 

(Kosova Sot Online )