Ballkani do të debutojë në Champions, këto janë datat e ndeshjeve historike për ta

  • S.A /
  • 06 May 2022 - 12:33
Ballkani do të debutojë në Champions, këto janë datat e ndeshjeve historike për ta

Ballkani arriti ta sigurojë matematikisht titullin e kampionit të Kosovës në futboll tri xhiro pa përfunduar sezoni.

Ky ishte titulli i parë në histori për suharekasit, të cilët edhe do të garojnë për herë të parë në garat evropiane.

Ballkani i udhëhequr nga Ilir Daja do të garojë në kualifikimet për garën më prestigjioze evropiane, Champions League.

Për herë të parë këtë sezon, kampioni i Kosovës nuk do të luajë në raundin preliminar, por do të shkojë direkt në rrethin e parë kualifikues.

Ballkani do ta mësojë kundërshtarin e tij më 14 qershor, kur do të tërhiqet shorti për rrethin e parë kualifikues.

Kurse, ndeshjet e para do të zhvillohen më 5 dhe 6 korrik, kurse ato të kthimit një javë më vonë, më 12 dhe 13 korrik. Ndërkohë, kujtojmë se Drita, Gjilani dhe Llapi do të garojnë në kualifikimet për Conference League. 

(Kosova Sot Online )