Lazio po pret oferta për Muriqin, ia vendos çmimin yllit kosovar

  • S.A /
  • 06 May 2022 - 14:10
Lazio po pret oferta për Muriqin, ia vendos çmimin yllit kosovar

Lazio po pret oferta për Muriqin, ia vendos çmimin yllit kosovar. Vedat Muriqi nuk e di ende se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Sulmuesi kosovar është i huazuar në Mallorca nga Lazio deri në fund të këtij edicioni.

Klubi spanjoll nuk do ta blejë kartonin e futbollistit prizrenas, përkundër paraqitjeve të mira të tij. 28 vjeçari i ka realizuar 4 gola dhe e ka bërë një asistim që nga janari, kur iu bashkua klubit nga La Liga. Mision i përfaqësuesit kosovar është që ta shpëtojë klubin ishullor të mos bie nga liga dhe më pas të rikthehet në Itali.

Por, as Lazio nuk dëshiron ta mbajë ish-futbollistin e Rizesporit dhe Fenerbahçes, i cili në kryeqytetin italian e pati një eksperiencë negative gjatë një viti e gjysmë.

Sipas mediave turke, “Biancocelesti” janë duke pritur oferta për prizrenasin.

Klubi italian do të ishte i kënaqur nëse arrin t’i fitojë 10-12 milionë euro nga shitja e Muriqit.

Për të, interesimin më të madh e ka shfaqur ish-klubi i tij, Fenerbahçe, por ndërkohë e do edhe gjiganti tjetër turk, Galatasaray.

Lazio e kishte blerë Muriqin për afro 20 milionë euro dhe lojtari ka kontratë me klubin nga Serie A deri në vitin 2025. 

(Kosova Sot Online )