Liverpool – Tottenham, Klopp dhe Conte sonte synojnë pikët e plota me skuadrat e tyre

  • S.A /
  • 07 May 2022 - 09:29
Liverpool – Tottenham, Klopp dhe Conte sonte synojnë pikët e plota me skuadrat e tyre

Liverpool dhe Tottenham Hotspur do të zhvillojnë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme deri më tani në këtë sezon. Këto dy skuadra do të përballen sonte mes vete, teksa objektivat e tyre janë të ndryshme. Liverpooli synon pikët e plota për të vazhduar garën e ngushtë me Manchester Cityn për titullin e kampionit. “Të Kuqtë” janë në pozitën e dytë në tabelë me 82 pikë, teksa “Qytetarët” janë në krye me një pikë më shumë. Në anën tjetër, Tottenhami synon pikët e plota për të vazhduar garën me Arsenalin për pozitën e katërt, e cila dërgon në Ligën e Kampionëve.

Spurs me 61 pikë ndodhen në pozitën e pestë, teksa “Topçinjtë” janë një pozitë më lartë me 63 pikë.

Liverpool – Tottenham Hotspur do të zhvillohet në “Anfield” me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 36-të në Premierligë.

(Kosova Sot Online )