Lexoni edhe:
Liverpool – Tottenham, Klopp dhe Conte sonte synojnë pikët e plota me skuadrat e tyre
Manchester City raportohet se i është bashkuar garës për nënshkrimin me Paul Pogban. Mesfushori francez do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United në afatin kalimtar të verës, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor. Sipas “Daily Mail”, Manchester City së fundi ka shprehur interesim për Pogban. Pep Guardiola thuhet se e dëshiron ish-mesfushorin e Juventusit, pasi ka e ardhmja e Bernardo Silvas dhe Ilkay Gundoganit është në dyshim, teksa Fernandinho do të largohet pas përfundimit të sezonit.
Liverpool – Tottenham, Klopp dhe Conte sonte synojnë pikët e plota me skuadrat e tyreLexoni edhe:
Pavarësisht rivalitetit dhe raporteve mes klubeve, Pogba thuhet se nuk do të refuzonte menjëherë një ofertë të mundshme nga Manchester City. Ai thuhet se është i gatshëm për të shqyrtuar të gjitha ofertat para se të vendosë përfundimisht për të ardhmen. Paris Saint-Germaini dhe Juventusi besohet se janë klubet tjera të interesuara për shërbimet e 29-vjeçarit.
(Kosova Sot Online )