Eniss Shabani nënshkruan kontratë profesionale me Mainzin

  • S.A /
  • 07 May 2022 - 11:23
Eniss Shabani nënshkruan kontratë profesionale me Mainzin

Eniss Shabani ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me klubin e Mainzit. 18-vjeçari, i cili stërvitet në akademinë e të rinjve të klubit gjerman që nga janari i vitit 2015, ka kontratë të vlefshme deri në vitit 2025. Shabani është talenti i pestë që nënshkruan kontratë profesionale me Mainzin. Mesfushori së fundmi u ftua për herë të parë nga Kombëtarja U19 e Gjermanisë. “Eniss Shabani ka mundësinë të trokasë në derën e Bundesligës.

Ai është duke u stërvitur me ne që nga viti 2015, iu bashkua skuadrës së stërvitjeve profesionale në gjysmën e dytë të sezonit dhe tashmë ka luajtur shumë ndeshje për skuadrën tonë U23 këtë sezon. Eniss tani ka mundësinë të bëjë hapin e radhës me ne”, tha drejtori sportiv i Mainzit, Martin Schmidt.

“Në shtatë vitet që Eniss ka qenë me ne, ai është zhvilluar vazhdimisht dhe e ka ndjekur rrugën e tij me disiplinë dhe konsistencë të madhe. Ai ka fituar kapërcimin në fushën profesionale. Nëse Eniss vazhdon të punojë shumë për veten e tij, rruga drejt futbollit profesionist është e hapur për të”, tha Volker Kersting, drejtor i futbollit të të rinjve në klubin e Mainzit.

(Kosova Sot Online )