Fillon ndeshja e “Bad News Eagles” ne turneun më të madh të CS:GO

  • S.A /
  • 09 May 2022 - 12:08
Fillon ndeshja e “Bad News Eagles” ne turneun më të madh të CS:GO

Ditën e sotme, ekipi shqiptar “Bad News Eagles” do ta synojë një histori tjetër, pas kualifikimit për turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022, djemtë për pak minuta do ta nisin ndeshjen e kundër ekipit turk ‘Eternal Fire’ në kuadër të turneut ‘PGL Antwerp Major 2022’, teksa çmimi i madh i këtij turneut është një milion euro.

Ndeshjen mund ta shikoni kanalin zyrtar të streamerit Xhoci me komentim shqip në Twitch.

Si dhe në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube. Ndeshja kundër ekipit turk “Eternal Fire” do të zhvillohet në formatin “Bo1” me fillim nga ora 12:00. Theksojmë se ekipi turk renditen në vendin e 29-të në ranglistën botërore.

Kujtojmë se “Eternal Fire” është përballur edhe më parë me ekipin shqiptar gjatë kohës që ata ishin pjesë e ekipit (BLINK), ndeshje e cila përfundoi në të mirë të ekipit turk me rezultat të përgjithshëm (2:1).

(Kosova Sot Online )