Zbulohen emrat e nëntë lojtarëve që do të largohen nga Barça

  • S.A /
  • 10 May 2022 - 11:12
Zbulohen emrat e nëntë lojtarëve që do të largohen nga Barça

Barcelona pritet të bëjë revolucion në ekip në afatin kalimtar të verës. Gjiganti katalunas ka paralajmëruar ndryshime pasi synon ta nisë furishëm edicionin e ardhshëm. Mediumi spanjoll “Marca” i ka zbuluar nëntë emrat e futbollistëve që i kanë bërë valixhet gati dhe që pritet të largohen nga “Camp Nou” pas përfundimit të këtij sezoni. Bëhet fjalë për futbollistët: Frenkie De Jong, Memphis Depay, Neto, Clément Lenglet, Sergiño Dest, Óscar Mingueza, Samuel Umtiti, Riqui Puig e Martin Braithwaite.

Këta lojtarë në fakt nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez.

Dhe, ideja është që të shiten ata dhe me paratë e fituara nga shitja e tyre, Barça synon të bëjë përforcime gjatë verës. Në dyshim të ardhmen tek Barça e kanë edhe Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele, ndërsa nga huazimi në klubet përkatëse do të kthehen Adama Traore dhe Luuk de Jong.

(Kosova Sot Online )