Trajneri Xavi jep detaje për gjendjen e Araujos, i cili mbrëmë përfundoi në spita

  • S.A /
  • 11 May 2022 - 08:47
Trajneri Xavi jep detaje për gjendjen e Araujos, i cili mbrëmë përfundoi në spita

Trajneri Xavi jep detaje për gjendjen e Araujos, i cili mbrëmë përfundoi në spital. Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka dhënë lajme të reja rreth gjendjes së Ronald Araujos, pasi mbrojtësit iu desh të dërgohej në spital pas goditjes që e pësoi mbrëmë në ndeshje me Celta Vigon. Përfaqësuesi uruguaian vuante nga, ajo që dukej si një lëndim serioz në kokë, por Xavi insiston se lojtari tash është jashtë rrezikut dhe se po mbahet ende në spital për më shumë kontrolle të detajuara.

Mbrojtësi e pati një përplasje me kokë me bashkëlojtarin Gavi në pjesën e dytë dhe pak sekonda më pas përfundoi në tokë. Xavi thotë se ka dëgjuar nga doktorët se Araujo ishte me vetëdije dhe se nuk ka vend më për shqetësime për 23 vjeçarin.

“Doktori na tha se ai është i vetëdijshëm, ka ndjenja. Ai d kaloi natën në spital, por është jashtë rrezikur. Doktori na tha se s’kishte vend për shqetësime dhe se do ta kalone natën në spital si masë paraprake, asgjë më shumë”, deklaroi trajneri Xavi për “BBC Sport”.

Barça e mposhti Celtan 3:1 falë golit të Memphis Depayt dhe dy të Pierre-Emerick Aubameyangut.

Por, rezultati doli në plan të dytë pasi lojtarët ishin më shumë të preokupuar me gjendjen e bashkëlojtarit të tyre sesa për fitoren.

Araujo ka qenë lojtar mjaft i rëndësishëm për ekipin e Xavit këtë sezon duke i zhvilluar 42 ndeshje të në gjitha kompeticionet dhe ka kontribuuar me katër gola si qendërmbrojtës.

Muajin e kaluar futbollisti jug-amerikan e nënshkroi një kontratë të re me klubin nga “Camp Nou”. 

(Kosova Sot Online )