Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar i tremben Vettingut, bashkohen për ta kundërshtuar

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar i tremben Vettingut, bashkohen për ta kundërshtuar
Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar i tremben Vettingut, bashkohen për ta kundërshtuar

Dardan Grapci

  • 11 May 2022 - 07:34

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Frika nga arrestimi e mundshme tek gjyqtarët dhe prokuroret është duke ndjerë tash edhe në Republikën e Kosovës, që nga momenti kur është filluar të flitet për Ligjin e Vettingut në Qeverinë e Kosovës.

- Ligji i Vettingut është një ligj që në përbërje ka skemën e eliminimit të atyre të cilët janë korruptuar dhe kanë qenë të përfshirë në afera kriminale. Me ligjin e Vettingut nuk do të ketë dallime, nuk do të ketë korrupsion, por drejtësi dhe zbatim të ligjit 100% në vend. Shqipëria edhe pse thuajse mbi 80% të Prokurorëve, Gjyqtarëve dhe Policisë janë të korruptuar, nga momenti i fillimit të zbatimit të Vettingut, për një kohe të shkurtë që është duke sjell rezultate rekord, po sjell sinjale pozitive dhe gradualisht është duke e sjellë besimin tek qytetarët e Shqipërisë. Prandaj ky model domosdo duhet të jetësohet dhe zbatohet edhe në Republikën e Kosovës.

Prandaj KGJK-ja dhe KPK-ja duhet urgjentisht të binden dhe të pranojnë se janë të lidhur me krimin e organizuar si dhe Qeveria e Kosovës duhet pa humbur kohe ta votoj Ligjin e Vettingut, ta dërgon në parlament për ta kaluar procedurën parlamentare dhe sa më shpejtë që kalohet në parlament të shpallet nga Presidentja dhe të fillon të zbatohet. Sa më shumë që humbasin kohë, aq shumë të inkriminuarit politik dhe gjyqtarët do të tentojnë që të gjejnë rrugëdalje për ti ikur drejtësisë. Me këtë situatë duhet merret seriozisht Ministrja e Drejtësisë, që dokumentin final ta dërgon në Qeveri dhe pa vonesë nga Qeveria në parlament sepse procedura parlamentare i ka rregullat dhe afatet e veta kohore dhe nuk duhej lejuar për ta zvarritur dhe për të lejuar që drejtësia e kapur të vazhdon pa kufi të bashkëjeton me krimin e organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".