Është ditëlindja e Andres Iniestas sot, shijojeni magjinë e gjeniut të futbollit

  • S.A /
  • 11 May 2022 - 10:35
Është ditëlindja e Andres Iniestas sot, shijojeni magjinë e gjeniut të futbollit

Andres Iniesta e feston sot ditëlindjen e 38-të. Futbollisti legjendar spanjoll ka lënë gjurmë të pashlyeshme në këtë sport me klasin e tij të jashtëzakonshëm. Ai fitoi gjithçka me Barcelonën para se të transferohej viteve të fundit në futbollin japonez. Mesfushori kreativ e bëri krejt botën të dashurohej me lojën që e shfaq dhe me magjinë e tij në fushën e blertë. Atë s’mund ta urrejë askush, as kundërshtarët, shkruan. Talenti i tij është i pabesueshëm, siç mund ta shihni në video.

Iniesta kishte luajtur në ekipin senior të Barcelonës në periudhën 2002-2018, ndërsa më pas u transferua në Japoni tek ekipi Vissel Kobe, ku luan edhe sot. Ai gjithashtu ishte hero i Spanjës duke e fituar Botërorin dhe Evropianin me “Stuhinë e Kuqe”. “Kur ai e ka topin, gjithçka tjetër ndalet. Është si kamera kur shkon në xhirim të ngadalësuar”, kishte thënë ish-bashkëlojtari i tij, Fernando Torres për Iniestan. 

(Kosova Sot Online )