Donjeta Sadiku synon të tregohet e suksesshme në Botëror

  • S.A /
  • 11 May 2022 - 11:13
Donjeta Sadiku synon të tregohet e suksesshme në Botëror

Donjeta Sadiku do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit për femra, i cili po mbahet në Stamboll. Ky eveniment i rëndësishëm ka nisur më 6 maj dhe do të zgjasë deri më 21 të këtij muaji.

Dhe, nesër në ring do të zbresë boksierja më e mirë kosovare. Ajo në xhiron e parë eliminatore për kundërshtare do ta ketë boksieren nga Japonia, Taguchi Ayaka.Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, Donjeta është në formë të mirë dhe pret fitore në këtë sfidë.

Nëse e kalon xhiron e parë, në atë të dytë do ta presë fituesen e duelit në mes të boksieres nga Kenia dhe asaj nga Republika Dominikane.

Garuesja kosovare do të mundohet të shkojë sa më larg në Botërorin e Stambollit. 

(Kosova Sot Online )