Deputetët mbajnë një minutë heshtje në nderim të Xhevdet Pecit

  • S.A /
  • 11 May 2022 - 13:28
Deputetët mbajnë një minutë heshtje në nderim të Xhevdet Pecit

eputetët kanë mbajtur një minutë heshtje pasi u mblodhën sot në Kuvendin e Kosovës, në nderim të legjendës së boksit shqiptar, Xhevdet Peci, i cili vdiq të hënën. 

“Para se të fillojmë me seancën, edhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, u dakorduam që ta mbajmë një minutë heshtje për legjendën e boksit shqiptar, Xhevdet Pecin”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca. Më pas deputetët u ngritën në këmbë për ta nderuar ish-boksierin e gjeneratës së artë të Prishtinës.

(Kosova Sot Online )