Gabriel Jesus – Arsenal, flet menaxheri i brazilianit

  • S.A /
  • 11 May 2022 - 14:44
Gabriel Jesus – Arsenal, flet menaxheri i brazilianit

Gabriel Jesus është gjithnjë e më afër Arsenalit. Sulmuesi brazilian pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, por jo edhe nga Premierliga. Menaxheri i futbollistit, Marcelo Pettinati i ka konfirmuar bisedimet me drejtuesit e “Gunners”. Madje, ai ia la dyert e hapura transferimit të klientit të tij në “Emirates Stadium”.

“Ne kemi pasur bisedime me Arsenalin për Gabriel Jesusin. Ne na pëlqen projekti. Është një mundësi, jemi duke diskutuar”, u përgjigj menaxheri i lojtarit për gazetarin sportiv italian, Fabrizio Romano. Por, Arsenali nuk është klubi i vetëm që ka shfaqur interesim për përfaqësuesin brazilian. “Janë edhe gjashtë klube të interesuar për Gabriel. Ai është i fokusuar në ndeshjet e fundit me Man Cityn, të shohim”, përfundoi Pettinati.

Man City së fundmi e transferoi Erling Haalandin, i cili do të jetë sulmuesi kryesor tek kampioni aktual anglez, ndërsa Gabriel Jesus duhet ta gjejë një ekip ku do të mundë të luante në vazhdimësi. 

(Kosova Sot Online )