Sot mbahen homazhe dhe mbledhje përkujtimore për legjendën e boksit, Xhevdet Peci

  • S.A /
  • 12 May 2022 - 09:03
Sot mbahen homazhe dhe mbledhje përkujtimore për legjendën e boksit, Xhevdet Peci

Sot mbahen homazhe dhe mbledhje përkujtimore për legjendën e boksit, Xhevdet Peci.Sot do të mbahen homazhet dhe mbledhja përkujtimore për ta nderuar legjendën e boksit, Xhevdet Peci, i cili ndërroi jetë të hënën. Homazhet do të mbahen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, prej orës 9:00 deri në 12:00.

Ndërsa, varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në fshatin Zhazhë në Komunën e Mitrovicës. Gjithashtu, sot, nga ora 19:30, do të mbahet mbledhje përkujtimore për ta kujtuar legjendën e boksit në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Xhevdet Peci ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 67 vjeçare.

Ai njihej si “Grushti i hekurt”, ndërsa konsiderohet si njëri prej sportistëve më të mëdhenj që i ka pasur Kosova ndonjëherë.

Ka qenë kampion i ish-Jugosllavisë dhe kampion ballkanik, duke e çuar shumë lart klubin e boksit Prishtina në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.

Sportistët dhe Federatat sportive i shprehën ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, ndërsa atë e kujtoi edhe kryeministri Albin Kurti.

Xhevdet Peci është një legjendë dhe emri i tij nuk do të vdesë kurrë. 

(Kosova Sot Online )