Ne duhet ti themi JO marrëveshjes së nënshkruar në vitet 2013/ 2015 në Bruksel dhe ti nxjerrim në tavolinë krimet e luftës

Ne duhet ti themi JO marrëveshjes së nënshkruar në vitet 2013/ 2015 në Bruksel dhe ti nxjerrim në tavolinë krimet e luftës
Ne duhet ti themi JO marrëveshjes së nënshkruar në vitet 2013/ 2015 në Bruksel dhe ti nxjerrim në tavolinë krimet e luftës

Skender Mulliqi

  • 11 May 2022 - 18:52

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Takimi në Berlin më ndërmjetësim të kancelarit gjerman, Shcholz, ka krijuar favore për palën e Kosovës në bisedime , por që natyrisht fjalën përfundimtare  të japin shqiptarët dhe Amerika. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm , që të kërkojmë që pavarësia të ndodhë  më herët , e jo të presim për fund, së kjo do të jetë   e dëmshme dhe e pariparueshme për Kosovën, kur dihet së Serbia është shtet i mashtrimit dhe i manipulimit, është shtet që nuk e mban fjalën.

Kosova për shumë vite kishte pushtete aq të dobëta sa vështirë të merret më mend. Po thuaj asgjë nuk bën në relacion më Serbinë, pas luftës e që kishin material më bollëk. Gabimi i parë ishte futja në bisedime pa asnjë kusht, që është skandal i llojit të vet, dhe u pa së sa ju pa sherri kësaj  në vazhdim të bisedimeve . Kosova asgjë nuk përfitojë nga bisedimet e zhvilluara vetëm sa e dobësoj edhe më shumë pozitën e vet, para Serbisë dhe para  bashkësisë ndërkombëtare , e cila nuk është pa mëkat në gjithë këtë mesele. Pala jonë në bisedime deri në kohën kur në pushtet erdh qeveria e re e Albin Kurtit, nuk ishte fare ne niveli të detyrës, së nënshkruan shumë marrëveshje në dëm të Kosovës, madje edhe aso marrëveshje ku u humb territori, dhe ku u prek edhe statusi politikë i vendit. Këto pushtete nuk qëndruan fortë në këmbë të veta së ishin pushtete që shkelen në krim dhe korrupsion dhe kështu, ja zunë edhe vetit bishtin më derë. Lëshuan pe para një agresorit të luftës, para një shteti që ende është më logjikë serbomadhe millosheviqiane , lëshuan pe para një shteti që shkaktoj gjenocid mbi shqiptarët  në vendin e tyre. Pushtetet e kaluara e bën Serbinë dominante në bisedime thua së ne ishim ata që e shkaktuan luftën ,e jo Serbia e Milloshiviqit. Aq më keq që kurrë nuk e panë të arsyeshme të padisin Serbinë për gjenocid pranë TPI-së në Hagë. Nuk i kërkuan as dëmet e luftës, dhe as një fjalë  për suksesionin që i takon edhe Kosovës .Pasojat e gjithë këtyre po dalin në shesh dhe po i vuajmë tash, kur po vazhdohet dialogu më Serbinë. Erdhëm në situatë të rënd politike veçmas më Asociacionin më kompetenca ekzekutive që nuk bën assesi pa e përmend, e tash Serbia e Vuçiqit po në kërcënon në mënyrë permanente më luftë për të bërë faktike atë. Takimi i fundit në Berlin shfaqi gjithë dobësitë e pushteteve të kaluara, kur  gazetarët gjermanë, Nicole Bastian dhe Mathias Brüggmann,  ia  kujtuan presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Berlin se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 kishte vendosur se pavarësia e Kosovës nuk ishte shkelje e të drejtës ndërkombëtare, pasi Serbia kishte kryer gjenocid ndaj kosovarëve. Me këtë konstatim ata e kanë sfiduar Vuçiqin në një intervistë për gazetën gjermane, Handelsblatt, por Vuçiq e ka kundërshtuar këtë fakt që megjithatë nuk mund të mohohet. E gjithë kjo fletë së Kosova nuk bëri padi për gjenocid siq e bën Bosnja dhe Kroacia. Mu për atë edhe Vuqiq i dha vetës të drejtë të thotë së “Nuk ka pasur gjenocid në Kosovë dhe nuk ka asnjë vendim të vetëm gjykate që e sheh atë ndryshe”.Kjo është aq e rëndë për ata që na prunë në këtë situatë ,që një kriminelë lufte të jep një deklarim të tillë shumë skandaloz .Serbia edhe pse ka kaluar shumë kohë , duhet domosdo të paditet për gjenocid, të kërkohen dëmet e luftës, dhe të pagjeturit në rënd të parë. Kurse e dyta, është së Kosova nuk bën të vazhdon dialogun më këtë shtet pa e pranuar ajo pavarësinë e Kosovës. Serbia gjithnjë e në pafundësi dëshiron të përfiton në kohë , duke vazhduar të shantazhon faktorin ndërkombëtar. Pas invazionit të Rusisë në Ukrainë janë krijuar rrethana politike të volitshme për Kosovën , e kjo rrethanë duhet të shfrytëzohet mirë , duke bashkëpunuar mendoj unë shumë ngushte së pari më Amerikën, si sponsori kryesor të lirisë dhe të pavarësisë të Kosovës, por natyrisht  të bashkëpunohet edhe më BE-në, por e cila ende nuk ka përcaktim të qartë së si do të arrihet marrëveshja përfundimtare, për normalizim të marrëdhënieve më Serbinë. Takimi në Berlin më ndërmjetësim të kancelarit gjerman, Shcholz, ka krijuar favore për palën e Kosovës në bisedime , por që natyrisht fjalën përfundimtare  të japin shqiptarët dhe Amerika. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm , që të kërkojmë që pavarësia të ndodhë  më herët , e jo të presim për fund, së kjo do të jetë   e dëmshme dhe e pariparueshme për Kosovën, kur dihet së Serbia është shtet i mashtrimit dhe i manipulimit, është shtet që nuk e mban fjalën. Do të jetë e pashmangshme edhe tema e Asociacionit , e që nuk guxojmë të lejojmë implementimin e marrëveshjes të nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015 në Bruksel. Lufta në Ukrainë ka krijuar edhe një rrethanë tjetër madhore për Kosovën, që të bëhemi më lehtë pjesë e Këshillit të Evropës dhe pjesë e strukturës ushtarake të NATO-së, si ombrella për mbrojtje, ndaj çdo agresioni të mundshëm ushtarak të Rusisë dhe Serbisë në veri të vendit dhe më gjerë në rajon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".