I shtrirë në dysheme, e shqelmon kundërshtarin dhe më pas e nokauton lehtësisht

  • S.A /
  • 12 May 2022 - 10:29
I shtrirë në dysheme, e shqelmon kundërshtarin dhe më pas e nokauton lehtësisht

Sportet luftarake për shumëkënd mund të jenë të bezdisshme dhe aspak të këndshme për t’i parë.

Por, të tjerët shijojnë adrenalinë teksa i shohin garuesit duke u rrahur në kafaz.

E një meç aspak i zakontë ishte zhvilluar ndërmjet Fabian Edwards ndaj Falco Netos në Bellator MMA, një garë amerikane e arteve të përziera marciale, e themeluar në vitin 2008. Edwards e kishte mposhtur kundërshtarin në mënyrë komike, duke u shtrirë në dysheme, ndërsa e godiste atë me lehtësi me shqelma në fytyrë, derisa Neto e humbi ekuilibrin dhe më pas me dy grushte nga kundërshtari përfundoi në dysheme, duke e humbur kështu meçin. 

Ky pa dyshim mbetet njëri prej meçeve më spektakolarë pasi në të kaluarën nuk jemi mësuar ta shohim një luftëtar duke e rrahur kundërshtarin në këtë mënyrë.

Fabian Edwards do t’i kthehet ringut edhe këtë të premte, derisa do të përballet me Lyoto Machida.

Mbetet të shihet nëse britaniku do ta bëjë një tjetër vepër që s’do të harrohet kurrë.

https://www.instagram.com/bellatormma/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f5d23d7b-e3c7-4c08-95c9-3669203cfa5f

(Kosova Sot Online )