Komplimenti dhe falënderimi pas lojës në mes të Handanovicit dhe referit Valeri zgjon polemika në Itali

  • S.A /
  • 12 May 2022 - 11:23
Komplimenti dhe falënderimi pas lojës në mes të Handanovicit dhe referit Valeri zgjon polemika në Itali

Juventus – Inter, ashtu siç pritej, ishte një ndeshje e tensionuar dhe pritej të ketë diskutime dhe polemika pas saj. Pas vazhdimeve, skuadra e Simone Inzaghit fitoi me rezultat 4:2 dhe e fitoi trofeun e Kupës së Italisë.

Njëri prej protagonistëve të lojës ishte pa dyshim gjyqtari Valeri, i cili duhet të japë llogari për disa situata të komplikuara në fushë dhe në bankinë. Vendimet e tij kanë bërë që të ketë reagime nga tifozët e të dyja skuadrave, duke i lënë mjaft të mllefosur sidomos ata “Bianconeri”.

Penalltia e dhënë për kontaktin Bonucci-Lautaro, e cila ia mundësoi Interit golin e barazimit, zgjoi dyshime tek Juve.

E pas lojës, kur gjyqtari Valeri me bashkëpunëtorët e tij parakaluan para lojtarëve “Nerazzurri”, përpos duartrokitjeve rituale tashmë, u dëgjua edhe një frazë nga portieri Samir Handanovic, e cila zgjoi polemika në Itali dhe më gjerë.

“Bravo Valeri”, i ka thënë fillimisht portieri boshnjak, ndërsa gjyqtari ia ktheu me një “Faleminderit”.

Sigurisht, ky mund të ketë qenë një kompliment normal që ua bëjnë shumë futbollistë gjyqtarëve për drejtimin e lojës, shkruan. Por, kjo situatë është pritur keq nga tifozët e Juves.

Për ta, ky veprim e sjell edhe një goditje në stomak, krahas humbjes, të cilën e përjetuan rëndë.

(Kosova Sot Online )