Fakte interesante dhe statistika, krejt çka duhet të dini për ndeshjen e sotme të ekipit kosovar “Bad News Eagles”

  • S.A /
  • 12 May 2022 - 12:21
Fakte interesante dhe statistika, krejt çka duhet të dini për ndeshjen e sotme të ekipit kosovar “Bad News Eagles”

Ekipi kosovar – “Bad News Eagles” për pak orë do të luaj ndeshjen vendimtare për kualifikim tutje në turneun më të madh në botë, ‘PGL Major’ i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës. BNE do të luaj kundër ekipit brazilian “mibr”, të cilët renditën në vendin e 25-të në ranglistën botërore (një vend më lart se ekipi kosovar). Orari i ndeshjes mund të ndryshoj varësisht nga ndeshja e “Astralis” me “Liquid” e cila zhvillohet me fillim nga ora 12:00, teksa është paraparë që nga 15:45 të startoj ekipi kosovar kundër atij brazilian.

Disa nga statistikat që gjenden në hltv.org sa i përket map-ave të zhvilluara nga dy skuadrat, ekipi kosovar qëndron më lartë me përqindje të fitoreve në vetëm dy map-a nga shtatë gjithsej.

Në rast se ekipi kosovar arrin të zgjedh “Mirage”, atëherë do të jetë një përparësi e madhe pasi që “mibr” në tre muajt e fundit në ndeshje zyrtare nuk e ka të zhvilluar asnjë ndeshje teksa “BNE” në shtatë ndeshje të luajtura ka pesë fitore. Pak a shumë vlenë edhe për “Ancient”, ku ekipi kosovar ka tetë ndeshje të luajtura në këtë map, gjashtë prej tyre i ka të fituara, teksa ekipi brazilian në këtë map kan tri ndeshje të zhvilluar, dy prej të cilave i ka fituar me rezultat të ngushtë (16:13). Ekipi brazilian qëndron më mirë në katërt map-at: Dust2 (13 fitore prej 20 ndeshjeve), Nuke (10 fitore prej 13 ndeshjeve), Inferno (9 fitore prej 12 ndeshjeve) dhe Overpass (9 fitore prej 12 ndeshjeve).

(Kosova Sot Online )