Salah paralajmëron Realin: Jam më i miri, shifrat e dëshmojnë këtë

  • S.A /
  • 13 May 2022 - 13:49
Salah paralajmëron Realin: Jam më i miri, shifrat e dëshmojnë këtë

Mohamed Salah po kërkon hakmarrje kur përballet me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve në fund të majit, katër vjet pas ndeshjes në Kiev kur pësoi dëmtimin e famshëm të shpatullës. Sulmuesi i Liverpool tha se ndihet i sigurt dhe nuk i dëgjon fjalët që thuhen.

“Unë nuk dëgjoj gjithçka që thuhet, por gjithmonë përpiqem të përmirësoj lojën time, të provoj gjëra të reja dhe të bëj diferencën,” tha Salah në një intervistë për BeIN Sports.

Tutje, ai tha se është më i miri në pozitën e tij dhe se shifrat e dëshmojnë këtë.

“Nëse më krahasoni me lojtarë që luajnë në të njëjtin pozicion, dhe nuk e kam fjalën vetëm në ekipin tim, por në përgjithësi, unë jam më i miri dhe shifrat e dëshmojnë këtë”, tha Salah.

(Kosova Sot Online )