Trajneri i ri i Man Utd deklarohet nëse do ta mbajë apo jo Ronaldon

  • S.A /
  • 16 May 2022 - 14:05
Trajneri i ri i Man Utd deklarohet nëse do ta mbajë apo jo Ronaldon

Cristiano Ronaldo do të luajë së paku edhe një sezon në Manchester United.

Për këtë ka siguruar trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag.

Deri tash nuk dihej nëse 37 vjeçari bën pjesë apo jo në planet e trajnerit holandez, i cili synon ta sjell një frymë të re në “Old Trafford”, duke ua dhënë rastin lojtarëve të rinj.

Por, duket se pjesë e “fshesës” së gjigantit anglez nuk do të jetë edhe pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“Dua ta mbaj Cristianon në Manchester United, natyrisht. Ai ka qenë mjaft i rëndësishëm për këtë klub”, u shpreh trajneri aktual i Ajaxit.

“Ronaldo është një gjigant, për gjithçka që ka treguar deri tash dhe për atë se sa ambicioz është ai”, përfundoi Ten Hag.

Edhe vetë ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit ditë më parë e kishte shprehur dëshirën për të qëndruar në “Teatrin e Ëndrrave”.

Ai u rikthye tek ish-klubi i tij i tij gjatë verës së kaluar dhe e pati një sezon pozitiv në nivelin personal.

Por, United po kalon nëpër një sezon dëshpërues dhe si rezultat i kësaj mbeti jashtë Championsit për edicionin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online )