Vjen konfirmimi nga Amerika: Messi do të transferohet në Inter Miami

  • S.A /
  • 17 May 2022 - 10:38
Vjen konfirmimi nga Amerika: Messi do të transferohet në Inter Miami

Lionel Messi është duke e kaluar vitin e fundit të karrierës në futbollin evropian. Kjo pasi ylli argjentinas mund të përfundojë përtej Atlantikut në verën e vitit 2023. Lajmin e ka bërë të ditur “DIRECTV Sports”, 

Në fakt, 34 vjeçari do ta kalojë edhe një vit në Paris Saint-Germain, e më pas verën tjetër mund të përfundojë në ligën amerikane – MLS. Gjithnjë sipas mediumit amerikan, shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të transferohet në Inter Miami, klub ky në pronësi të ish-futbollistit të njohur anglez, David Beckham.

Ish-futbollisti i Barcelonës është bërë objektiv i klubit amerikan qe një kohë dhe ky transferim mund të realizohet verën tjetër, kur ai do t’i mbushë 36 vjet.

Ndërkohë, kohëve të fundit po qarkullojnë zëra se përfaqësuesi argjentinas mund të rikthehet në Barcelonë gjatë kësaj vere pas sezonit dëshpërues në Paris.

Messi ishte transferuar në “Parkun e Princave” vitin e kaluar si lojtar i lirë, duke u larguar nga Barcelona pasi fitoi gjithçka të mundshme.

Ai konsiderohet si lojtari më i mirë në histori të futbollit. 

(Kosova Sot Online )