Peja kërkon ta barazojë serinë gjysmëfinale, Trepça e do finalen sonte

  • S.A /
  • 19 May 2022 - 10:18
Peja kërkon ta barazojë serinë gjysmëfinale, Trepça e do finalen sonte

Peja dhe Trepça do ta zhvillojnë sonte duelin e katërt gjysmëfinal të “play-offit” të Superligës së basketbollit në mes tyre. Përballja e radhës në mes të këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë. Aktualisht, mitrovicasit udhëheqin 2:1 në serinë e ndeshjeve. Dueli i fundit, i zhvilluar në Pejë, ishte mjaft i tensionuar dhe pati edhe përleshje dhe ndërprerje të përkohshme të lojës. Kjo bëri që Peja të dënohej me dy ndeshje pa shikues dhe me 7 mijë euro gjobë.

Verdhezinjtë kërcënuan se s’do ta zhvillonin ndeshjen e katërt me “Xehetarët” dhe kjo bëri që FBK-ja të lëshojë pe dhe ta lejojë 25 për qindëshin e palestrës me tifozë dhe gjoba ndaj pejanëve u ul në 3 mijë euro.

Tash, pejanët janë të vendosur për ta barazuar serinë gjysmëfinale para duelit të pestë dhe të fundit, që do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Kurse, skuadra Gjelbër e Zi do të mundohet të kryejë punë qysh sonte dhe ta presë biletën për në finalen e madhe të “play-offit”. Kjo ndeshje do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:30. 

(Kosova Sot Online )