Deri në fund të vitit 2022 Kosova zyrtarisht anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës

Deri në fund të vitit 2022 Kosova zyrtarisht anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës
Deri në fund të vitit 2022 Kosova zyrtarisht anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës

Dardan Grapci

  • 18 May 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Anëtarësimi i Kosovës në KE është vetëm çështje ditësh, mendoj që deri në fund të muajit vitit, Kosova do të bëhet anëtare e KE-s, gjithashtu mos të harrojmë se Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të aktivizohet pas anëtarësimit të Kosovës në KE që të kërkoj me ngulm nga BE -ja liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në takimin e parë të KE-së qe do të mbahet të premten në Itali, Qeveria Italiane duhet që ta merr seriozisht rolin e Kosovës dhe për këtë mbështetje kanë dhënë edhe ambasadorët e huaj në Kosovë, ku ndër ta ka qenë edhe ajo Italiane. Prandaj uroj që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës gjatë diskutimit të vendosin pozitivisht dhe le të deklarohen - PËR- që Kosova të pranohet në KE.

-Pavarësisht kohës, datës kur Kosova do ta merr të drejtën edhe de fakti për të qenë anëtare e KE-së, po shihet qartë se ky proces nuk do të vonohet shumë pasi që ka mbështetje të madhe të deklaruar nga vendet më me ndikim në BE, që janë pozicionuar pro Kosovës. Ne duhet të presim dhe besojmë që anëtarësimi i Kosovës në KE do të jetë një proces i cili do të merr mbështetje të fuqishme, në mënyrë që të tejkalohet ajo dembelija dhe burokracia tradicionale evropiane, sepse zërat për vendim të shpejtë kanë filluar të dëgjohen deri në SHBA. Pas Aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, menjëherë kanë filluar thirrjet nga shtetet me ndikim, siq është rasti i Gjermanisë, që kjo kërkesë të shqyrtohet pa vonesë dhe të diskutohet për të, në mënyrë që edhe rruga e anëtarësimit të jetë sa më e shpejtë dhe e pa penguar.

Jo rastësisht deputeti gjerman Knut Abraham ka bërë thirrje që kërkesa e Kosovës të vendoset në agjendë në takimin parë të KE-së ditën e premte kë kësaj jave, që do ta jetë i kryesuar nga Italia. Deputeti Abraham i ka bërë thirrje Komitetit të Ministrave të shteteve që janë anëtare të Këshillit të Evropës që ta vendos Kosovën në agjendën e takimit të radhës. Sipas deputetit gjerman, ka ardhur koha për të vepruar dhe se është momenti i duhur që duhet të përdoret tani. “Koha është për të vepruar: I bëj thirrje Qeverisë italiane që ta vendosë në agjendë propozimin e Kosovës, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino, që mbahet të premten. Ky është momenti i duhur që duhet të përdoret tani”, ka shkruar ai në Tvitter.

Duke parë rrethana politike dhe rirreshtimet strategjike të shteteve të BE-së karshi luftës pushtuese që Rusia po e zhvillon kundër Ukrainës, është e besueshme dhe me mjaft shpresë që anëtarësimi i Kosovës në KE të realizohet gjatë këtij viti. Sa i përket periudhës së saktë kohore kjo mbetet çështje e koordinimit brenda shteteve brenda vetë Këshillit të ministrave se kur do ta shohin më të arsyeshme kohën e futjes së kërkesës së Kosovës në ren dite.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".