Di Maria, shumë pranë transferimit tek gjiganti evropian

  • S.A /
  • 19 May 2022 - 10:32
Di Maria, shumë pranë transferimit tek gjiganti evropian

Angel Di Maria është një hap larg transferimit në Juventus. Futbollisti argjentinas do të jetë lojtar i ri në fund të këtij sezoni pasi do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin. Sipas gazetarit sportiv italian, Nicolo Schira, ish-futbollisti i Real Madridit dhe Manchester Unitedit pritet të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me “Bianconeri” deri në verën e vitit 2023. Gjithashtu, palët po diskutojnë për opsionin e vazhdimit të kontratës për një vit tjetër.

Përfaqësuesi argjentinas do t’i marrë 7 milionë euro në vit nëse i bashkohet Juves.

Krahas tij, në Torino mund të përfundojë edhe Paul Pogba, po ashtu si lojtar i lirë, pasi do t’i mbarojë kontrata me Manchester Unitedin në fund të këtij sezoni. Pra, Juventusi mund të përforcohet me dy lojtarë kualitativë në tentim që ta rikthejë dominimin në futbollin italian, por ta fitojë pas një kohe mjaft të gjatë edhe Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online )