Perez ka zbuluar se Mbappe nuk do të transferohet te Real Madridi

  • S.A /
  • 21 May 2022 - 09:52
Perez ka zbuluar se Mbappe nuk do të transferohet te Real Madridi

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet se u ka thënë lojtarëve dhe stafit të skuadrës se Kylian Mbappe nuk do të transferohet në “Santiago Bernabeu”. Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur Guillem Belague. Mjekët u befasuan, ky ilaç heq shpejt dhimbjen e kyçeve!  Liria – Vushtrria, sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë -Tutje ai bëri të ditur se Perez ishte në “Santiago Bernabeu” të premten mbrëma për t’i informuar ata për këtë pas ndeshjes me Real Betisin.

Sipas Belague, tani duhet pritur edhe vendimi përfundimtar nga Mbappe. Në anën tjetër, sulmuesi francez besohet se do të zbulojë vendimin e tij këtë javë. Kujtojmë se dje është raportuar se PSG-ja ka bindur 23-vjeçarin për të rinovuar kontratën.

(Kosova Sot Online )