Liria – Vushtrria, sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë

  • S.A /
  • 21 May 2022 - 10:47
Liria – Vushtrria, sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë

Sot do të zhvillohet ndeshja e barazhit të Ligës së Parë, mes Lirisë dhe Vushtrrisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Të dy skuadrat synojnë fitoren sot për të vazhduar kështu rrugën drejt rikthimit në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra fituese nga ndeshje e sotme pastaj do të takohet me skuadrën që përfundon si e teta në tabelën e Superligës së Kosovës.

Pas kësaj ndeshje do të mësohet edhe përfundimisht skuadra pjesëmarrëse për sezonin e ardhshëm në kategorinë e parë të futbollit tonë.

Kujtojmë se Liria e mbylli sezonin në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, kurse Vushtrria u rendit e dyta në Grupin B.

(Kosova Sot Online )