Mbappe e vlerëson shumë Pochettinon, trajneri mund të mbetet në Paris

  • S.A /
  • 24 May 2022 - 08:31
Mbappe e vlerëson shumë Pochettinon, trajneri mund të mbetet në Paris

Mauricio Pochettino mund të qëndrojë në krye të Paris Saint-Germainit.Trajneri argjentinas ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2023 dhe ai mund t’i drejtojë parisienët edhe në edicionin 2022/23.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “L’Equipe”.Nëse e mban ish-trajnerin e Tottenhamit, PSG-ja mund t’i kursejë 15 milionë euro.

E në vitin 2023, gjiganti francez synon ta marrë Pep Guardiolën, pasi spanjolli ta mbyllë eksperiencën në Manchester City.

Në qëndrimin e Pochettinos në Paris vendimtar mund të jetë Kylian Mbappe, i cili e vlerëson shumë trajnerin argjentinas.

Dhe, sulmuesi francez e ka të drejtën ta zgjedh trajnerin pasi e vazhdoi kontratën me PSG-në. 

(Kosova Sot Online )