Rrahmani, në ekipin ideal të vitit në Serie A

  • S.A /
  • 24 May 2022 - 11:53
Rrahmani, në ekipin ideal të vitit në Serie A

Amir Rrahmani e pati një sezon fantastik në fanellën e Napolit, me të cilin luftoi për titull të kampionit të Italisë deri në pjesën e fundit të sezonit. …

Futbollisti kosovar shkëlqeu nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti duke u bërë njëri prej mbrojtësve më stabilë në Serie A,

Dhe, paraqitjet bravuroze ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit e Veronës iu shpërblyen së fundmi.

Në fakt, Qendra Ndërkombëtare e Studimeve në Sport (CIES) e ka përfshirë përfaqësuesin kosovar në Top 11 të sezonit në kampionatin italian të futbollit.

CIES e analizon paraqitjen e lojtarëve në ligat më të rëndësishme të kontinentit, përfshirë këtu edhe atë Serie A.

Rrahmani ishte praktikisht gjithmonë titullar i trajnerit Spalletti, ndërsa e ka konsideruar si pozitiv këtë sezon për ekipin e tij, pavarësisht se mbeti prapa në garë për titull, por që e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Kjo Qendër e ka veçuar lojën në ajër si “armën” më të fortë të Rrahmanit, i cili e ndan zemrën e mbrojtjes me Fikayo Tomorin e Milanit.

Në ekipin ideal të sezonit 2021/22 gjenden katër futbollistë të kampionit të ri të Italisë, Milan dhe tre të nënkampionit, Inter.

Në listë gjendet edhe Cuadrado i Juventusit, ndërsa futjen e Vlahovicit në ekipin ideal duhet ta ndajnë Fiorentina me Juventusin.

Prezent në këtë ekip është edhe një tjetër lojtar Viola, Nico Gonzalez.

(Kosova Sot Online )