Zvicra i fton dy shqiptarë për ndeshjet e qershorit

  • S.A /
  • 24 May 2022 - 11:57
Zvicra i fton dy shqiptarë për ndeshjet e qershorit

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka zbuluar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e qershorit.

Do të jenë dy futbollistë shqiptarë që do të jenë pjesë e Helvetikëve në duelet e Ligës së Kombeve në muajin që po vjen.

Bëhet fjalë për të padiskutueshmit, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ndërsa Andi Zeqiri nuk është pjesë e ftesës.

Zvicra do të luajë më 2 qershor me Republikën Çeke në Pragë, ndërsa më datën 5 të muajit që vjen e viziton Portugalinë e Cristiano Ronaldos në Lisbonë.

Më pas, do t’i zhvillojë dy ndeshje në shtëpi.

Më 9 qershor e pret Spanjën në “Stade de Geneve”, kurse më 12 qershor e mbyll maratonën prej katër ndeshjesh me ndeshjen tjetër të fuqishme, ndaj Portugalisë, po ashtu në Gjenevë.

Zvicra bën pjesë në Grupin 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve, përmes së cilës do ta kërkojë kualifikimin për në Euro 2024.

(Kosova Sot Online )