“Me urdhër të Beogradit”, në faqen e Ballistit thuhet se tifozi i njohur shqiptar u arrestua në Kukës

  • S.A /
  • 25 May 2022 - 11:40
“Me urdhër të Beogradit”, në faqen e Ballistit thuhet se tifozi i njohur shqiptar u arrestua në Kukës

Arrestimi i Ismail Morinës, më mirë i njohur si “Ballisti”, është bërë i ditur sot nga faqja zyrtare e tij në rrjetin social, “Facebook”.

Ndër të tjera, në këtë faqe bëhet e ditur se tifozi më i njohur shqiptar u arrestua në Kukës, ndërsa janë hedhur akuza të rënda drejt politikës, duke konsideruar se ky arrestim u bë me urdhër të Beogradit.

“Ballisti” njihet si tifozi që e lëshoi dronin në Beograd në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Dhe, nga ajo kohë, ka pasur vazhdimisht probleme me ligjin dhe ishte arrestuar madje.

Më poshtë mund ta lexoni postimin në faqen e “Ballistit”. 

(Kosova Sot Online )