Policia shqiptare “në këmbë” për finalen e Conference League, 2500 policë në terren

  • S.A /
  • 25 May 2022 - 13:07
Policia shqiptare “në këmbë” për finalen e Conference League, 2500 policë në terren

Jemi pak orë nga nisja e finales së madhë të Conference League mes Romës dhe Feyenoord dhe frika për trazira shtohet me shtimin e tifozëve në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.  Ashtu siç ka lajmëruar më parë, Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij eventi kaq madhështor, teksa në terren do të jenë 2500 efektivë policie si asnjëherë më parë.Ato janë të vendosur në porte, aeroporte dhe në zona të nxehta të Tiranës dhe shpresohet që ngjarjet e ditës së djeshme nuk do të përsëriten ditën e sotme.

Kujtojmë që ky numër kaq i lartë të efektivë që janë në terren kanë ardhur edhe nga rrethet si Elbasani e  Vlora.

Numri më i madh e efektivë ndonjëherë nëpër protesta apo evente në Shqipëri nuk i ka kaluar 2000.

(Kosova Sot Online )