Ky ishte momenti kur tifozët holandezë e godasin pamëshirshëm policin shqiptar

  • S.A /
  • 25 May 2022 - 13:17
Ky ishte momenti kur tifozët holandezë e godasin pamëshirshëm policin shqiptar

Tifozët holandezë kanë shkaktuar trazira mbrëmë në Tiranë.

Ata patën përplasje me policinë shqiptare, ndërsa pati të lënduar dhe të arrestuar.

E në pamjet e siguruara nga “JOQ Albania” shihet në pozitë të sikletshme edhe policia shqiptare, e cila u përball me huliganët holandezë. Madje, një pjesëtar i policisë përfundoi në tokë, i qëlluar pamëshirshëm nga tifozët holandezë.

Rreth 20 policë shqiptarë janë lënduar, ndërsa njëri prej tyre u ther gjatë përplasjes me tifozët holandezë, por edhe me ata italianë.

E dhjetëra tifozë ndërkohë u arrestuan dhe qindra të tjerë u deportuan për në vendet e tyre pasi kishin ardhur në Shqipëri vetëm për t’u përleshur dhe për të shkaktuar incidente.

Sot, situata duket të jetë më e qetë.

Ndeshja finale e Europa Coference League ndërmjet Romës dhe Feyenoordit do të luhet sonte në “Air Albania” duke filluar nga ora 21:00. 

(Kosova Sot Online )