Giresse: S’duam të vendosim objektiva, por pse të mos jemi në vendin e parë

  • S.A /
  • 27 May 2022 - 14:37
Giresse: S’duam të vendosim objektiva, por pse të mos jemi në vendin e parë

Kombëtarja e Kosovës në futboll po mban sot konferencë për media para ndeshjeve të qershorit. “Dardanët” do t’i luajnë katër ndeshje në qershor, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Alain Giresse tha se do ta marrin secilën ndeshje dhe pse jo të përfundojnë në fund si liderë të grupit. “Pse të mos jemi në vendin e parë, por nuk dëshirojmë të vendosim objektiva ose të premtojmë diçka para lojës. Do ta marrim secilën lojë veç e veç, e pse jo në fund të përfundojmë si liderë të grupit”, u shpreh Giresse.

Trajneri Alain Giresse tha se qëllimi i tyre është të kenë performanca sa më të mira. “Lojtarët që janë këtu janë të kënaqur që janë këtu. Ne do të përgbatitemi me shumë ambicie dhe motivim. Jam i kënaqur të punoj me këtë pjesë të ekipit. Qëllimi jonë që ne të kemi performancë sa më të mirë në këto katër lojë. Të përgatitemi sa më mirë në mënyrë që t’i arrijmë pritshmëritë tona”, tha ai. Tutje, ai tha se nuk ka lojë të lehtë dhe se në futboll duhet të jeni modest. “Nuk ka lojë të lehtë. Sepse nëse nisemi me mendimin se për neve ekziston lojë e lehtë, është nisje drejt dështimit. Në futboll duhet modesti. Duhet të japim maksimumin dhe jo të hyjmë me mendimin se kjo lojë është më e vështurë, e kjo më e lehtë. Historia e dëshmon se jo cdoherë favoriti e fiton lojën”, u shpreh trajneri francez. Kosova do të përballet me Qipron, Greqinë dy herë dhe Irlandën e Veriut gjatë muajit qershor.

(Kosova Sot Online )