Alain Giresse e komenton vendimin e Kurtulusit për t’ia kthyer shpinën Kosovës dhe për ta përqafuar Suedinë

  • S.A /
  • 27 May 2022 - 14:40
Alain Giresse e komenton vendimin e Kurtulusit për t’ia kthyer shpinën Kosovës dhe për ta përqafuar Suedinë

Selektori i Kosovës, Alain Giresse e ka komentuar vendimin e futbollistit Edvin Kurtulus, i cili ia ktheu shpinën Kosovës për ta përqafuar Kombëtaren e Suedisë. Trajneri francez e pranon se ndihet i zhgënjyer, por shton se nuk ka mundur të bënte më shumë në këtë drejtim veçse ta ftonte futbollistin, i cili deri tash ishte pjesë e ekipit U-21 të Kosovës. “Jam i zhgënjyer, por s’mund të shkoj në Suedi dhe ta thërras atë. Fakti që ne e kemi ftuar të luajë për Kosovën nuk do të thotë se do të kishte minutazh. I kam bisedat, ai ishte i kënaqur për vendimin që e ka marrë për të luajtur me ne. Por, në fund, vendimi iu takon lojtarëve”, deklaroi Giresse në konferencë për shtyp.

“Ajo çka mund të bënim ne është se e kemi ftuar. Rregullorja e FIFA-s është që një lojtar mund të bllokohet nëse e zhvillon një ndeshje me Kombëtaren. Unë qeshem me këtë. Por, natyrisht, jam i zhgënjyer me këtë situatë”, përfundoi trajneri i Kombëtares. Kurtulus nuk i është përgjigjur ftesës së Giresse, ndërsa i ka nisur proceduar e ndërrimit të Kombëtares, duke iu bashkuar në të ardhmen Suedisë. 

(Kosova Sot Online )