Rinovimi së shpejti, zbulohen detajet nga kontrata e re e Nketiahs me Arsenalin

  • E.K /
  • 28 May 2022 - 13:54
Rinovimi së shpejti, zbulohen detajet nga kontrata e re e Nketiahs me Arsenalin

Eddie Nketiah është shumë afër rinovimit të kontratës me Arsenalin.

Kontrata aktuale e sulmuesit anglez skadon më 30 qershor të këtij viti, por ai nuk do të largohet nga “Emirates Stadium”.

Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se tashmë do të nënshkruhet kontrata e re mes palëve.

Sipas tij, kontrata e re e Nketiahs do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Sipas tij, Arsenali e dëshironte me çdo kusht rinovimin e 22-vjeçarit.

Për Nketiahn interesim shprehen klubet angleze, Crystal Palace e West Ham United, si dhe dy klube nga Bundesliga, por ai nuk do të largohet. 

(Kosova Sot Online)