Xherdan Shaqiri nuk u grumbullua me Zvicrën, aeroplani me të cilin po udhëtonte pësoi defekt

  • S.A /
  • 31 May 2022 - 08:25
Xherdan Shaqiri nuk u grumbullua me Zvicrën, aeroplani me të cilin po udhëtonte pësoi defekt

Kombëtarja e Zvicrës duhet të presë edhe pak për një nga yjet e saj, Xherdan Shaqirin. Futbollisti nga Kosova nuk ka arritur që t’i bashkohet sot “Helvetikëve” në grumbullim.

“20min.ch” ka raportuar se Shaqiri ka mbetur në Chicago. Ai thuhet se nuk ka mundur të udhëtojë sot për shkak të një defekti në aeroplanin me të cilin ai ishte paraparë të udhëtonte.

“Shaqiri ishte tashmë në ajër në aeroplanin e nisur për në Zurich, por avioni duhej të kthehej dhe të ulej në Chicago”, shpjegon Adrian Arnold, zyrtari për media në Federatën Zvicerane të Futbollit (SFV).

Mesa duket ka pasur një problem teknik në aeroplan. Sipas regjistrimit të “Flightradar”, aeroplani u ul përsëri në Chicago rreth 40 minuta pas ngritjes.

Image

Adrian Arnold tutje ka thënë se “shpresoj që Shaqiri do t’i bashkohet Kombëtares të martën”.

Megjithatë, 30-vjeçari Shaqiri nuk do të mund të qëndrojë gjatë në Bad Ragaz, pasi Zvicra do të fluturojë për në Pragë të martën në mbrëmje, ku dy ditë më vonë do të luajë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Çekisë. 

(Kosova Sot Online )