Përfaqësuesit e Lukakut takohen me drejtuesit e klubit të njohur

  • S.A /
  • 31 May 2022 - 10:58
Përfaqësuesit e Lukakut takohen me drejtuesit e klubit të njohur

Romelu Lukaku është i vendosur për të mos qëndruar më në Chelsea.

Sulmuesi belg nuk arriti ta tregonte veten as në eksperiencën e tretë të kaluar tek “Blues” dhe largimi i tij nga Londra duket të jetë i pashmangshëm.

Sipas mediave britanike, përfaqësuesit e ish-futbollistit të Evertonit dhe të Manchester Unitedit do të takohen me drejtuesit e Interit në ditët në vazhdim.

Për këtë siguron mediumi “Sky Sports”.

Ideja është që gjiganti i sulmit të rikthehet në Milano, ku i kaloi dy sezone fantastike, duke e ndihmuar ekipin Zikaltër të shpallet kampion i Italisë.

Lukaku ishte kthyer me bujë të madhe në “Stamford Bridge” verën e kaluar pasi ishte bërë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë gjatë eksperiencës në “Giuseppe Meazza”.

Por, ai më pas pati rënie të madhe në Londër dhe dëshiron të largohet prej aty, me idenë që ta rikthejë formën e vitit të kaluar.

Mbetet të shihet nëse kërkesa dhe oferta do të përputhen njëra me tjetrën.

(Kosova Sot Online )