Liria në zi, ndërron jetë ish-futbollisti i saj

  • S.A /
  • 31 May 2022 - 11:21
Liria në zi, ndërron jetë ish-futbollisti i saj

Liria, por edhe futbolli kosovar në përgjithësi e ka marrë një lajm të zi sot. Ish-portieri i klubit prizrenas, Xhelal Haziraj, ka ndërruar jetë në Gjermani.

I ndjeri ishte pjesë e ekipit Bardhezi në vitet e 80-ta dhe e pati një karrierë pozitive, ndërsa ishte i dashur për të gjithë.

Në vitet e 90-ta e kishte marrë rrugën drejt Gjermanisë.

I ndjeri ishte 66 vjeç.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e klubit prizrenas. 

https://www.facebook.com/KlubiFutbollistikLIRIA/

(Kosova Sot Online )