Galliani po mendon t’ia marrë Milanit Ibrahimovicin

  • S.A /
  • 31 May 2022 - 11:29
Galliani po mendon t’ia marrë Milanit Ibrahimovicin

Adriano Galliani ka nisur të mendojë qysh tash se si ta ndërtojë ekipin e Monzas, i cili ditë më parë e siguroi pjesëmarrjen në Serie A në edicionin 2022/23.

Zyrtari i lartë i klubit italian e ka ndërmend “të peshkojë” tek ish-klubi i tij, Milan, ku e kishte shkruar historinë.

E njëri prej objektivave të menaxherit të suksesshëm është edhe Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez së fundmi u operua në gju pas gjashtë muajsh vuajtjeje.

Ai mund të rikthehet pas 7-8 muajsh dhe duket se nuk e ka ndërmend të pensionohet, përkundër moshës së shtyrë. E nga ky rast dëshiron të përfitojë Galliani. “Ibra duhet të shërohet, më pas të shohim. Ne, megjithatë, duke e pasur Milanin në zemër, nuk do ta bëjmë kurrë një tentim me Ibran pa e pasur një OK nga ta”, deklaroi Galliani në një intervistë të gjatë për mediumin italian “La Gazzetta dello Sport”. Gjithashtu, thuhet se Monza e do edhe mesfushorin ofanziv brazilian të Milanit, Junior Messias, por edhe sulmuesin e Torinos, Andrea Bellotti.

Presidenti i klubit, Silvio Berlusconi ka thënë se me Monzan synon ta fitojë Scudetton dhe më pas të luajë në Ligën e Kampionëve, e tutje ta fitojë edhe Championsin. 

(Kosova Sot Online )