Ballkani shpërblehet me 80 mijë euro pasi u shpall kampion i Kosovës

  • S.A /
  • 31 May 2022 - 11:43
Ballkani shpërblehet me 80 mijë euro pasi u shpall kampion i Kosovës

Ballkani e shkroi historinë së fundmi duke u shpallur për herë të parë kampion i Kosovës në futboll.Therandasit ishin dominues absolutë të ligës elitare të futbollit kosovar dhe në fund festuan me plot meritë. Ata e mbyllën sezonin me 76 pikë nga 36 ndeshje të zhvilluara, duke i lënë prapa dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani. E tash, është koha për ta shpërblyer ekipin Portokalli. Komuna e Suharekës ka marrë vendim që klubit t’ia ndajë një shpërblim prej 80 mijë eurosh.

Ballkani njëherësh do të shpërblehet edhe nga UEFA që u shpall kampion dhe për pjesëmarrjen historike në Ligën e Kampionëve. Kjo Komunë do ta shpërblejë edhe klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli nëse shpallet kampion i Kosovës. Therandasit janë treguar mjaft të fortë këtë vit në dy sportet kryesore në vend, në futboll dhe në basketboll. 

(Kosova Sot Online )