Zgjidhet ekipi ideal i sezonit në Champions, Reali e Liverpooli përfaqësohen me nga katër lojtarë

  • S.A /
  • 31 May 2022 - 13:18
Zgjidhet ekipi ideal i sezonit në Champions, Reali e Liverpooli përfaqësohen me nga katër lojtarë

Pasi përfundoi sezoni në Ligën e Kampionëve, është momenti ideal për t’i bërë llogaritë.

UEFA në fakt sot e ka zgjedhur ekipin ideal të sezonit 2021/22 në Champions.

Ky ekip është nxjerrë në bazë të performancave të lojtarëve, i përcaktuar nga paneli i vëzhguesve teknikë të shtëpisë së futbollit evropian.

Dhe, në këtë ekip gjenden nga katër lojtarë të dy finalistëve të Parisit, Real Madrid dhe Liverpool.

Në formacionin 4-3-3 mund t’i shohim edhe nga një lojtar të Chelseat, Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit. Më poshtë mund ta shihni ekipin ideal të vitit në Champions League. 

(Kosova Sot Online )