Blakçori vazhdon me Dritën

  • S.A /
  • 31 May 2022 - 13:22
Blakçori vazhdon me Dritën

Drita e ka nisur një ofanzivë të përforcimeve dhe të vazhdimit të kontratave me lojtarët. Dje, klubi gjilanas e zyrtarizoi përforcimin me mbrojtësin e djathtë të deritashëm të FC Prishtinës, Besnik Krasniqi. Ndërsa, sot “Intelektualët” e “blinduan” futbollistin Ilir Blakçori. Ai ishte lojtar i rëndësishëm i ekipit gjilanas në tre sezonet e fundit, prandaj edhe paraqitjet e tij i bindën Bardhekaltrit që t’ia ofrojnë atij një kontratë të re dyvjeçare, të cilën palët e nënshkruan sot.

Marrëveshja e arritur u nënshkrua në prani të drejtorit sportiv, Valon Zymberi, i cili i dëshiroi suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët. Gjilanasit paralajmërojnë se nuk do të ndalen me kaq. Drita e mbylli sezonin si nënkampione e Kosovës dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në garat evropiane. Gjithashtu, ekipi gjilanas shkoi deri në finale të Kupës së Kosovës, ku u mposht nga Llapi ditë më parë, 1:2. 

(Kosova Sot Online )