Për dialog me Qytetarët serb të Kosovës, të çlirohen nga propaganda mashtruese e Beogradit dhe të integrohen 

Për dialog me Qytetarët serb të Kosovës, të çlirohen nga propaganda mashtruese e Beogradit dhe të integrohen 
Për dialog me Qytetarët serb të Kosovës, të çlirohen nga propaganda mashtruese e Beogradit dhe të integrohen 

Faik Krasniqi

  • 30 May 2022 - 18:26

Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi

Edhe Bashkësia Ndërkombëtare do të pajtohej me një gjë të tillë, por siç thashë problem mbetet Serbia. Një gjë e tillë është dashur të bëhej para se të fillonte dialogu Kosove-Serbi.

 

Do të ishte gjë e mirë nëse do të kishim dialog të brendshëm me pjesëtarët e komunitetit pakice. Por kam frikë që është pak vonë të bëhet një dialog i tillë me pakicën serbe, sepse ata janë të ndikuar nga Beogradi zyrtar dhe nuk do të pranonin që dialogun ta bënin me shtetin e Kosovës pa qenë Serbia e përfshirë. As Serbia nuk do t'i lejonte serbët e Kosovës që të bisedonin me institucionet tona, sepse Serbia nuk e ka hallin e tyre, por ata mundohen të përfitojnë sa më shume nga ky dialog, gjithmonë në dobi të shtetit serb. Edhe Bashkësia Ndërkombëtare do të pajtohej me një gjë të tillë, por siç thashë problem mbetet Serbia. Një gjë e tillë është dashur të bëhej para se të fillonte dialogu Kosove-Serbi. Tashmë dialogu ka kaluar në nivele të larta, nga teknik që u cilësua nga ata që e filluan dhe kaloi në dialog politik. Pa strategji as ata që e filluan, por siç po shihet nuk kanë as pushtetarët e sotëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".