Suedia fitoi mbrëmë ndaj Sllovenisë, Kurtulus nuk luajti asnjë minutë

  • S.A /
  • 03 June 2022 - 09:50
Suedia fitoi mbrëmë ndaj Sllovenisë, Kurtulus nuk luajti asnjë minutë

Suedia fitoi mbrëmë ndaj Sllovenisë, Kurtulus nuk luajti asnjë minutë.Suedia mbrëmë shënoi fitore në xhiron hapëse të Ligës së Kombeve. Suedezët mposhtën Slloveninë në udhëtim me rezultat të pastër 0:2. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin e katërt në Ligën B të Nations League.

 Emil Forsberg dhe Dejan Kulusevski ishin realizatorët e kësaj ndeshje në minutat 39’ dhe 88’. Edvin Kurtulus, i cili u ftua për herë të parë nga Suedia, pasi vendosi ta braktisë ekipin e Kosovës, nuk u inkuadrua fare në lojë, duke mbetur gjatë tërë ndeshjes në stol.Mbetet të shihet nëse selektori Janne Anderson do t’i japë minuta në ndeshjet e ardhshme. /Gazeta Express/

(Kosova Sot Online )